Kanosi me armë një person në një lokal në Babrru, arrestohet 39-vjeçari

schedule09:42 - 20 Janar, 2021

schedule 09:42 - 20 Janar, 2021

Një 39-vjeçar me iniciale S.T. është arrestuar nga policia pasi ka kanosur me armë zjarri një person në një lokal në Babrru. Policia njofton se armën ia kishte marrë një tjetër personi të pranishëm në vendngjarje i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Gjithashtu në pranga janë vënë edhe tre persona për vepra të ndryshme penale. Një 38-vjeçar u vu në pranga pasi në automjetin e tij policia gjeti një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Forcat e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast. Si rezultat, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 38 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Sh., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. T., 39 vjeç, pasi në Babrru ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. Ll. Gjatë kontrollit për gjetjen e armës nga veprimet hetimore rezultoi se arma e zjarrit është marrë dhe fshehur nga shtetasi A. K., i pranishëm në vendngjarje, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale K. V., 17 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al