Kanosën dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të një personi, arrestohet 33-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

schedule10:46 - 14 Mars, 2023

schedule 10:46 - 14 Mars, 2023

Një person është arrestuar nga policia në Vlorë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kanosën dhe qëlluan me armë zjarri në drejtim të një 36-vjeçari.

Shtetasi që u vu në pranga E.B, 33 vjeç dhe i shpalluri në kërkim, J. Rr, 30 vjeç kanë kanosur dhe dhunuar shtetasin G. L., 36 vjeç, i cili punonte çoban, në fshatin Ramicë, për t’i marrë atij një shumë parash.

Të dy këta shtetas, pasi nuk kanë marrë paratë e kërkuara nga 36-vjeçari, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të tij. Shtetasi G. L. ka mundur të fshihet dhe t’u shpëtojë të shtënave.

Të dy shtetasit akuzohen për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!