Kanina/ Një nga atraksionet turistike të Vlorës me rrugë të re

schedule14:14 - 26 Maj, 2018

schedule 14:14 - 26 Maj, 2018

Në fillim të muajit qershor pritet të përfundojë edhe rruga që të çon drejt fshatit Kaninë në Vlorë. Kjo zonë është një destinacion i rëndësishëm turistik, por për shkak të rrugës së parikonstruktuar edhe numri i vizitorëve ka qenë i pakët vitet e fundit.

E quajnë ballkoni i Vlorës. Kanina ofron pamje të mrekullueshme të qytetit bregdetar. Pengesë për të shijuar këtë bukuri të natyrës ishte rruga që të drejtonte në këtë fshat.

Ajo po i nënshtrohet rikonstruksionit dhe investimi shkon rreth 250 milionë lekë. Veç asfaltimit rruga do të pajiset edhe me ndriçim.  Parashikohet që segmenti të jete gati në fillim të muajit qeshor.

Leli: “Arritëm që ky projekt të realizohej në prag të sezonit turistik. Po hedhin shtresën e tapetit që është e fundit e këtij investimi. Do ketë ndërhyrje të vogla siç është ndriçimi dhe në zonat problematike në pikat panoramike të këtij projekti”.

Pritet që t’i japë edhe një zhvillim zonës së izoluar prej vitesh. Fshati Kaninë  mbetet një nga atraksionet e veçanta të Vlorës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!