Victor Font kërkon të rikthejë tek Barcelona Pep Guardiolën. Kanditati për president i Barcelonës nuk ka asnjë dyshim se Leo Messi do të qëndrojë nëse në klubin spanjoll do të ketë një projekt konkret për të ardhmen si dhe nëse argjentinasi ribashkohet me trajnerin e tij të preferuar.
“Zëvendësimi i brezit më të mirë që bota e futbollit ka parë ndonjëherë është një sfidë e madhe. Sidomos në një kohë kur konkurrenca është rritur ndjeshëm dhe shumë klube janë në pronësi të pronarëve shumë të fuqishëm.
FC Barcelona ka nevojë për një investim të rëndësishmë për të rindërtuar stadiumin, por ne jetojmë në një botë e cila po kalon një nga krizat më të mëdha të historisë së saj, pandeminë e koronavirusit”, deklaron spanjolli në një pronocim për “Sky Sports News”.
“Ne synojmë të ndërtojmë një projekt shumë të fortë dhe konkurrues dhe jemi me fat që Barcelona ka trashëguar një stil loje që Johan Cruyff e nguliti atë në venat tona. Ata që dinë ta bëjnë këtë gjë më së miri janë Pep Guardiola, Xavi, Iniesta dhe Puyol.
Që të gjithë këta janë legjenda që e duan Barçën, por që nuk punojnë për ne aktualisht. Ne duam që t’i rikthejmë ata në shtëpi, duke i bindur me projektin tonë. E vetmja që për të cilën ka nevojë Messi është se ai kërkon të dijë se është pjesë e një ekipi që kërkon të fitojë trofeun e Champions League.
Unë dhe bashkëpunëtorët e mi nuk kemi asnjë dyshim se nëse do të kemi nderin për të marrë drejtimin e FC Barcelonës, atëherë do të jemi në gjendje për të bindur Messin për të qëndruar edhe shumë vite me ne”, mbyll Font. /abcnews.al