“Kandidati i tij, Fredi Beleri garon nga qelia”, Dule: Presion mbi zgjedhësit

schedule11:47 - 14 Maj, 2023

schedule 11:47 - 14 Maj, 2023

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule mesditën e kësaj të dielë ka denoncuar në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, se në Himarë po ushtrohet presin mbi votuesit.

Dule është shprehur se të afërm dhe mbështetës të kandidatit të PS-së po i kërcënojnë qytetarët se do i fotografojnë dhe do ua përdorin pas zgjedhjeve.

Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që policia ti ndjekë të gjitha këto raste.

“Nga informacionet që kemi nga përfaqësuesit e koalicionit Bashkë fitojmë do të denoncoj anktivizimin e të afërmve të kandidatit të PS që ushtron presion dhe ofron para në këmbim të marrjes së kartave të identitetit. Ai ushtron presion mbi zgjedhësit para qendrave të votimit,. Në shumicën e qendrave të votimit nuk ka polici. I kërcënojnë qytetarët duke u thënë se po fotografohen të gjithë dhe do ju përdoren. Ftoj policinë që ti ndjekë këto raste dhe detyrimit ligjor ti përgjigjet në kohë. Janë në terren sidomos në qendra që janë në distancë më të largët punonjësit e kadastrës që duke disponuar listat e banorëve që kanë çështje të pazgjidhura I kërcënojnë se nuk do të marrin zgjidhje nëse nuk votojnë për PS-në.

Ne jemi duke ndjekur ligjin në gërmën e vet dhe ju lutëm kishte dje denoncime se jeni të etur. A e patë qytetaren e Himarës, sanitaren e shkollës sesi një grua e ve me një djalë 18 vjeç e morën dhe kërkuan që të dalë dhe të deklarojë. Keni denoncimet e mia dhe mund të më përgënjeshtroni. Ato që kanë humbur gjumin në Himarë dhe ato që arrestuan dhe mbajnë peng kandidatin tonë nominalisht Edi Rama se është ai që e instrumenton këtë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në pikat kufitare nuk ka pasur asnjë pengesë për hyrjen e emigrantëve./abcnews.al