Kandidatët e PD-së do të përzgjidhen nga anëtarësia

schedule21:24 - 6 Prill, 2019

schedule 21:24 - 6 Prill, 2019

Partia Demokratike ka hartuar një projekt me tri faza për mënyrën se si duhet të përzgjidhen kandidatët e kësaj force politike. Kandidatët që do të përfaqësojnë PD-në në zgjedhjet parlamentare dhe vendore do të përzgjidhen nga anëtarësia.Duke ju referuar modelit konservator britanik do të kalojë në 3 faza.

  1. Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve.
  2. Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë.
  3. Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.

Përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike gjenden në Tiranë, Davis Jones, dhe Joy Morrissey. Ata kanë ofruar përvojën e tyre në procesin e përzgjedhjes se kandidatëve.

Me anë të modelit të ri, Partia Demokratike kërkon që ta lidhë direkt kandidatin me zgjedhësin. Modeli britanik, do i shërbejë Partisë Demokratike edhe si një Vetting brenda saj, pasi do jepet mundësia e zgjedhjes së kandidatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë demokratët në parlament dhe në pushtetin lokal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!