Kandidat në zgjedhjet në Greqi, Malaj: Shqiptarët të dalin të votojnë për të drejtat e tyre

schedule11:20 - 21 Maj, 2023

schedule 11:20 - 21 Maj, 2023

Kandidati shqiptar Fatos Malaj nga PASOK, një nga 7 kandidatët shqiptar në zgjedhjet e Greqisë në një intervistë për ABC News është shprehur se ai pret që shqiptarët ta votojnë.

Malaj në fjalën e tij është shprehur se është e rëndësishme që shqiptarët të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për të na dhënë mundësi që të plotësojmë kërkesat e emigrantëve.

Ndër të tjera i është shprehur se fokusi kryesor është lehtësimi i marrjes së lejë qëndrimit për brezin e dytë dhe marrja e pensionit për brezin e parë.

“Sot është dita e votimeve dhe gjithmonë është dita e fitores së demokracisë. Shqiptarët që votojnë sot në Greqi është 160 mijë, vetëm në Athinë janë 9 mijë shqiptarë që votojnë për zgjedhjet. Ato duhet që të shkojnë të votojnë dhe të mos e humbasin këtë mundësi, sidomos brezi i dytë që janë më shumë shtetas grekë, që votojnë për prindërit e tyre, për pensionet, për marrjen e shtetësisë.

Nuk është vetëm programi im, por i partisë që unë përfaqësoj që janë ndryshimi i kodit të emigracionit, ndryshimi i marrjes së shtetësisë për brezin e parë. Lehtësimin e marrjes së shtetësisë për brezin e dytë dhe për marrjen e pensionit për brezin e parë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera kandidati shqiptar ka theksuar se deri më tani pjesësmarrja është e ulët, por duke parë tendencën në zgjedhjet e mëparshme zakonisht grekët dalin më shumë në votime pasdite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!