Kandidati i Berishës për Durrësin: Nuk e gjeja më veten tek organizimi i Bashës, betejën e kemi me të majtët

schedule20:10 - 31 Janar, 2022

schedule 20:10 - 31 Janar, 2022

Pjesa e Partisë Demokratike që është në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha mbajti të dielën “Primaret” në gjashtë bashki, nga ku u votuan edhe gjashtë kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit. Në Durrës garën e fitoi Ardian Muka, i cili u zgjodh me 1,162 vota, ndërsa në garë ishte me Silvja Gjepalin. Me profesion Muka është inxhinier urbanist.

Në një lidhje direkte me “Radari Informativ” në ABC, Ardian Muka tha se u pozicionua krah liderit historik pasi nuk gjen më veten të përfaqësuar në PD-në e udhëhequr nga Lulzim Basha.

Ndërsa ndërsa fliste për koalicionin me LSI-në që mban emrin “Shtëpia e Lirisë”, Muka përsëriti atë që tha Sali Berisha ndërsa prezantonte kandidatët, se bashkëpunimi me partinë e Kryemadhit po bëhet pasi “Rama ka konfiskuar siglën e PD-së.”

“Fakti që akoma nuk është bërë regjistrimi i statutit, ndryshimet mbahen peng nga ajo që është reforma në drejtësi, për fatin tonë të keq, Rama komandon edhe pjesën e opozitës. Një zgjedhje duhet të gjenim, t’u jepnim zë qytetarëve shqiptarë,” tha ai.

Në garën për Durrësin, Muka do të ketë përballë kryetaren aktuale të bashkisë nga radhët e socialistëve Emirjana Sakon dhe kandidatin e PD-së zyrtare. I pyetur se në cilin front e sheh betejën më të vështirë, ai tha se lufta nuk është brenda llojit dhe se synimi kryesor është fronti i majtë.

Kandidati i Berishës për bashkinë e Durrësit u shpreh i bindur për fitoren pasi, sipas tij, edhe pse Durrësi është bastion i të majtëve, qytetarët duan tashmë ndryshimin.

“Një detyrim që e ndjeja që duhej ta merrja për të përfaqësuar atë që qytetarët durrsakë e kërkojnë prej 22 vitesh. Revolta qytetare është në maksimumin e saj. Jam në kontakt me njerëzit..abuzivizmi që mbizotëron në bashki, korrupsioni në përmasa galoponte bën që të vijë nevoja për ndryshim.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!