Kanalit i del pronari, banorët përmbyten nga ujërat e zeza

schedule13:45 - 6 Maj, 2019

schedule 13:45 - 6 Maj, 2019

Në Ravonik vetëm 2 km larg qytetit të Korçës banorët kanë vite që përjetojnë një situatë të rëndë. Kanali që bënte kullimin e pastrimin e fshatit është mbyllur me beton nga pronari i tokës, kjo ka sjellë një ndotje masive në territor.

Dy herë në vit, banorët e Ravonikut riparojnë shtëpitë, që ju dëmtohen nga lagështira. Betonizimi i kanalit ku shtrihen tubacionet e ujërave të shiut dhe ujërave të zeza ka krijuar një situatë të pazakontë. Në mungesë të kanalizimeve, ujërat e përdorura shkarkohen nëpër oborret e shtëpive. Shumë banorë kanë probleme shëndetësore respiratore në dimër. Kurse në verë jetojnë me frikën e përhapjes së epidemive.

“Të tërë me azmë po bëhemi”.

 “Na ka sjellë shqetësim shumë të madh. Për vit bëjmë riparime, suvatime se nuk vete më shumë se 3-4 muaj bien”.

Mes lagështirës, që depërton në themelet e banesave dhe gropave septike tek pragu i derës, ka në Ravonik ka 15 vite që pritet të vihet në funksion të kanalit, i cili u betonizua pasi u mor në pronësi nga një banor i fshatit.

“Ne jemi shumë në hall të madh. Kemi vajtur në administratë, bashki, prefekturë, Bashkia na ka përvcjellë, është tallur me ne”.

“Vetëm t’i japin rrugëzgjidhje”

“Muaj për muaj po vemi në spital, nuk na zgjidhet asnjë problem”.

Devijimi i ujërave të përdorura nga banesat, në rrugët e lagjes, shpesh ka sjellë edhe konflikte fizike mes banorëve, ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

“Me krimba, me minj në oborr po i mbajmë, po rrihemi me njëri – tjetrin me komshinj pse kalon uji këtëj. I themi administratës, shkuam në bashki, u rrahëm edhe në bashki.

“I kemi kërcitur me shata e lopata”.

Banorët e Ravonikut në distancë 2 km nga Korça, nuk kanë gjetur ende zgjidhje. Projekti pa cilësi i disa viteve më parë, la jashtë sistemit të kanalizimeve dy lagje. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!