Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Kanabis nga SHBA në Tiranë nëpërmjet postës, arrestohet 23-vjeçari

schedule12:51 - 23 Prill, 2025

schedule 12:51 - 23 Prill, 2025

Tiranë – Goditet një rast i trafikut të lëndëve narkotike. Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar. I riu u kap në flagrancë duke marrë një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që ishte trafikuar nga SHBA, nëpërmjet shërbimit postar.

Gjithashtu nga ky operacion janë sekuestruar 917 gramë cannabis sativa me përqindje të lartë TCH (me vlerë rreth 20 000 euro), një shumë e konsiderueshme parash dhe 7 celularë.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 442 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë e konsiderueshme parash dhe 7 celularë.

Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!