Kamza arrin një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Laçit, në ndeshjen e fundit të javës së 8-të të Superligës. Skuadra mike realizoi golin e vetëm të takimit, në minutën e 86-të, me anë të sulmuesit të saj kryesor, Sebino Plaku.
Kjo rrjetë e ish-sulmuesit të Skënderbeut, bëri që skuadra e drejtuar nga trajneri Ramadan Ndreu, të ngjitet në vendin e katërt në kampionat, me 12 pikë, duke lënë pas Partizanin që ka 11 pikë. Laçi, ndërkaq, është i gjashti me 10 pikë.
Përballja në Laç ishte e ashpër dhe me nerva, ndërsa pati dy lojtarë të përjashtuar me kartonë të kuq. Neziri i Kamzës dhe Sefgjini i vendasve, u larguan nga fusha prej gjyqtarit Enea Jorgji.
Kamza fiton në fushën e Laçit falë golit të plakut
schedule18:30 - 30 Tetor, 2017
schedule 18:30 - 30 Tetor, 2017