Grumbullimi i Kombëtares shqiptare për ndeshjet e muajit qershor nis sot zyrtarisht në Tiranë, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Prej disa ditësh, një pjesë e futbollistëve kanë qenë të grumbulluar në Durrës, ku kanë zhvilluar seanca stërvitore të përqendruara dhe madje edhe një ndeshje miqësore.
Ndërkohë, sot pritet të kompletohet një pjesë e rëndësishme e grupit. Me ekipin do të bashkohen mesfushori Qazim Laçi, mbrojtësi i majtë Mario Mitaj, sulmuesi Myrto Uzuni dhe lideri i prapavijës, Berat Gjimshiti.
Po ashtu edhe Ernest Muçi me Arlind Ajetin. Lojtarët në fjalë kanë përfunduar angazhimet me klubet respektive dhe do t’u bashkohen përgatitjeve nga dita e sotme.
Sa i përket Jasir Asanit, anësori ofensiv që aktivizohet në Korenë e Jugut me Guanzhunë, pritet të mbërrijë nesër në Tiranë për shkak të një fluturimi të gjatë dhe angazhimit të fundit në kampionatin
Stafi teknik pritet të rrisë intensitetin e punës me afrimin e lojtarëve titullarë dhe përgatitjen e skemës taktike që do të përdoret në këtë sfidë të rëndësishme.