Kampionët kërkojnë fitoren e radhës, publikohen formacionet e sfidës Lyon-PSG

schedule20:18 - 3 Shtator, 2023

schedule 20:18 - 3 Shtator, 2023

Në orën 20:45, skuadra e Lyon do të presë në “Parc Olympique Lyonnais”, kampionët francezë të Paris Saint-Germain në përballjen e vlefshme për javën e 4-rt të Kampionatit francez të futbollit, Ligue 1.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Laurent Blanc e ka rreshtuar skuadrën e tij me formulën 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht është pozicionuar Lopes e para tij në mbrojtje Clinton Mata, Caleta-Car, Diomande e Tagliafico. Para mbrojtjes janë vendosur Tolisso e Maitland-Niles, ndërsa Cherki, Caqueret e Nuamah janë në mbështetje të sulmuesit të vetëm Tino Kadewere.

Në krahun tjetër, tekniku Luis Enrique i ka rreshtuar “parisienët” e tij, me formulën e zakonshme 4-3-3, ku në portë nuk ka si të mungojë Gianluigi Donnarumma. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Hakimi e Theo Hernandez, me qendrën që mbulohet nga Skriniar e Marquinhos. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Vitinha, Ugarte e Zaire-Emery, ndërsa “tridenti” i sulmit plotëoshet nga Asensio, Ousmane Dembele dhe Kylian Mbappe. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: