“Kampionët” Asllani e Gjimshiti/ Dy yjet kuqezinj arrijnë kualifikim ne Champions

schedule13:38 - 30 Janar, 2025

schedule 13:38 - 30 Janar, 2025

Do t’i kemi dy përfaqësues. Shqiptarët e vazhdojnë historinë e tyre në Champions, dhe kjo për meritë të Kristian Asllanit dhe Berat Gjimshitit.

Padyshim, në radhë të parë për meritë të skuadrave të tyre, Inter dhe Atalanta.

Dy yjet kuqezinj, pjesë e elitës së futbollit italian, u kualifikuan, ndonëse suksesi pati ndryshim.

Zikaltërit e kaluan fazën e grupeve nga dera kryesore, duke shkuar direkt në të tetat e finaleve.

Suksesi në javën e fundit ishte 3-0 ndaj Monakos në Milano, me 3 rrjeta të kapitenit Lautaro Martinez.

Asllani ishte titullar, dhe jo vetëm kaq, por luajti deri në fund.

Mundësi e madhe, dhe arritje e shkëlqyer për 22-vjeçarin që shpesh herë është vënë në diskutim, por që po e tregon veten në skenën kryesore të futbollit europian.

Berat Gjimshiti ishte gjithashtu protagonist.

Kapiteni I kombëtares shqiptare luajti që nga minuta e parë për Atalantën që barazoi 2-2 në Barcelonë.

Ndaj katalanasve nuk e pati të lehtë, përballë yjeve si Lamin Jamal, Rafinja apo Levandovski, por gjithsesi u paraqit mirë dhe dha kontributin në barazimin 2-2.

Bergamaskët dolën në vend të 9-të, dhe e humbën për një vend kualifikimin direkt.

Gjithsesi, Gjimshitin me shokë I pret një short normal këtë të premte, pasi Atalanta mund të çiftohet me Sportingun e Lisbonës ose me Bryzhin belg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!