“Gjadri”, Rama garanton siguri/ Kryeministri: Asnjë emigrant s’mund të dalë nga struktura

schedule10:11 - 13 Tetor, 2024

schedule 10:11 - 13 Tetor, 2024

SHQIPËRI- Ndërsa kampi i refugjatëve në Gjadër të Lezhës pritet të hapet këtë javë, për të sjell emigrantët e parë afrikanë, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka dhënë sqarime të detajuara mbi mënyrën si do të vihet në zbatim marrëveshja që ai nënshkroi në Romë, nëntorin e kaluar, me homologen italiane Meloni.

“Ndërtimi dhe menaxhimi i qendrave është diçka që nuk ka absolutisht asnjë lidhje me qeverinë shqiptare. Nuk na përket neve”, tha Rama.

Dora italiane do të jetë e fortë, edhe gjatë kohës që emigrantët do të jenë në Shqipëri.

“Si gjatë udhëtimit për në kamp ashtu edhe gjatë qëndrimit, nuk ka asnjë ndërthurje me autoritetet tona”, shtoi ai.

Por është një moment kur autoritete shqiptare vihen në lëvizje, sipas qartësimeve të kryeministrit Rama.

“Marrëveshja parashikon që emigrantët nuk mund të largohen nga kampi dhe të udhëtojnë lirshëm në Shqipëri. Nëse kjo do të ndodhte, një plan veprimi i miratuar do të vihet në lëvizje: institucionet dhe agjencitë tona të sigurisë dhe drejtësisë kanë punuar ngushtë së bashku për vite me radhë për të luftuar krimin e organizuar”, theksoi kryeministri.

Ajo çfarë do të ndodh në kamp është përgjegjësi e palës italiane dhe ndërhyrja shqiptare do të jetë në momente të caktuara.

“Do të shqetësohem nëse dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar, dhe vetëm nëse Italia na kërkon të ndajmë shqetësimin. Deri atëherë, nuk jam i shqetësuar. Dhe pastaj, për ta thënë troç, kur në krye të qeverisë në Itali është dikush është dikush që insiston të përballet gjithmonë, mund të ecësh përpara me besim edhe kundër çdo fatkeqësie të papritur”, tha ai.

Kampi në Gjadër, hapi dyert të premten ku u prezantuan të gjithë mënyrat e funksionimit të këtij kampi dhe kushtet e tij. Megjithëse punimet në kamp nuk janë përfunduar plotësisht, ky kamp është gati për të pritur kontigjentin e parë të refugjatëve./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!