Kamp refugjatësh në Shqipëri, reagon Rama

schedule10:42 - 25 Qershor, 2018

schedule 10:42 - 25 Qershor, 2018

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas mbajtjes së Samitit të Bashkimit Evropian, lidhur me debatin për çështjen e ngritjes së kampit të refugjatëve në Shqipëri.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se samiti i Bashkimit Evropian shpoi tullumbacen gjigante të lajmit të rremë për kampin në shqipëri.

“Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s’ka asnjë lidhje me planet e Bashkimit Evropian për refugjatët. Mos t’ua harrojmë këtë turp”, shkruan kryeministri./abcnews.al