Një kamion është përfshirë nga flakët, në afërsi të Tollit. Kamioni ishte i ngarkuar me kartonë arkash ambalazhi.
Ndërkohë shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të shuar zjarrin, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve.
Nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale. Në vendngjarje ndodhet policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.