Kamerat “kapin” momentin kur Macron i jep Bidenit lajmin e keq: Kujdes se ka gazetarë!

schedule15:29 - 28 Qershor, 2022

schedule 15:29 - 28 Qershor, 2022

Presidenti amerikan Joe Biden dhe ai francez Emmanuel Macron po bisedonin për krizën e naftës, por për fat të keq biseda e tyre “u kap mat” nga kamerat.

Edhe pse këshilltari i Bidenit për sigurinë kombëtare, Jake Sulivan paralajmëroi liderët për gazetarët, ishte shumë vonë pasi fjalët e Macron ishin dëgjuar.

Biden dhe Macron po flisnin  për krizën e naftës ndërsa ishin vetëm disa metra larg gazetarëve.

Kur këshilltari i Biden pa gazetarët duke filmuar në atë moment, e ndërpreu menjëherë Macronin dhe i tha: Kujdes, kamerat po regjistrojnë. Ndoshta duhet të vazhdoni brenda.

Edhe pse liderët e ndërprenë fjalimin e tyre disa nga fjalët e Macron ishin dëgjuar.

Sipas New York Post, lideri francez iu referua një takimi që pati me liderin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan.

“Unë fola në telefon me të. Ai më tha dy gjëra. E para është kapaciteti maksimal i prodhimit dhe e dyta çmimi. Sauditët mund ta rrisin çmimin pak më shumë, por ata nuk kanë kapacitet, të paktën për një periudhë gjashtë mujore nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim.”

Këto ishin fjalët e Macron që u dëgjuan dhe nga gazetarët.

Shtypi i SHBA-së e komentoi si një lajm të keq

Lajmi i dhënë nga Macron u interpretua  si “lajm i keq” në shtypin amerikan.

Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite muajin e ardhshëm, presidenti Biden pritej të takohej me zyrtarë arabë dhe të merrte hapa për të ndihmuar në zbutjen e rritjes së çmimit të naftës që lidhet me pushtimin e Ukrainës.

Rritja e çmimeve të naftës në SHBA po kontribuon në inflacionin më të keq që nga viti 1981, ndërsa ul votën e besimit të Presidentit Joe Biden.

Udhëheqësit e vendeve me 7 ekonomitë më të fuqishme në botë u mblodhën në kështjellën Elmau në Bavari.

Çmimet rriten pas samitit

Pasi udhëheqësit në Samitin e G7 premtuan të vendosnin sanksione të reja kundër Rusisë çmimet e naftës u rritën përsëri.

Çmimi i fuçisë së naftës Brent u rrit me 1.7 për qind në 112.86 dollarë mëngjesin e sotëm/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!