Kamera e “ABC News “në Rreshen, 1 infermiere dhe bashkëshorti i saj të infektuar, spitali nuk është mbyllur

schedule18:08 - 1 Prill, 2020

schedule 18:08 - 1 Prill, 2020

Kamera e “ABC News” vizitoi spitalin e Rrëshenit, pas infektimit me COVID-19 të një infermiere dhe bashkëshorti i saj që është dhe ai pjesë e administratës së spitalit.

Ky spital nuk është vënë në karantinë dhe vetëm një pavijon ku punonte infermierja është mbyllur. Ndërsa drejtori i spitalit ndan një lajm të mirë që garanton vijimin  e punës të bluzave të bardha.

“I është bërë analiza të gjithë personalit dhe kontakteve të infermieres dhe kanë dalë negativë”, shprehet ai.

Me sa duket personeli mjekësor dhe stafi i infermierëve kanë dalë të pastër pasi na përshëndesin nga dritaret me simbolin kombëtar.

Gjithsesi vigjilenca dhe shëndeti nuk duhet të neglizhohen të gjithë janë të pajisur me veshje të posaçme. Drejtori i spitalit sqaron se këto ambiente dezinfektohen rregullisht.

“Çdo ditë dezinfektohet spitali. Ndërsa urgjenca pas vizitës së çdo pacientin”, sqaron drejtori i Spitalit.

Aktualisht infermierja dhe bashkëshorti i saj janë vetëkarantinuar./abcnews.al