“Kam parë UFO disa herë”, reperi i njohur habit me deklaratën e tij

schedule12:04 - 4 Gusht, 2020

schedule 12:04 - 4 Gusht, 2020

Reperi i njohur Post Malone ka deklaruar se i ka rastisur që të shikojë disa herë UFO. Gjatë një interviste me Joe Rogan, krijuesi i hitit ‘Circles’ kujtoi herën e parë kur pretendon se ka parë një fenomen të pashpjegueshëm në New York, kur ishte vetëm 16-vjeç.

Kam parë një. Kam qenë gati 16 vjeç. Isha në Neë York. Halla dhe xhaxhi im ishin shumë strikt dhe ne duhej të shtriheshim në shtrat në një orar të caktuar në orën 10. Po shihja jashtë dritares me kushëririn tim dhe ishte një dritë që qëndronte në qiell dhe pastaj fikej. Nuk mundem ta shpjegoj”, u shpreh Post Malone.

Madje, 25-vjeçari tha se ka patur eksperienca të ngjashme në Kaliforni dhe Utah, ku po qëndron aktualisht. Këngëtari ‘Better Now’ gjithashtu tha se beson që fantazmat ekzistojnë me të vërtetë.

“Unë kam jetuar në Tarzana… E di që duket e çuditshme, por ishte si një fushë klasike forcash dhe aty kishte objekte të çuditshme në formë rrethore. Shpesh mendoja, “Si nuk e pa askush tjetër këtë? Unë isha atje me katër persona të tjerë dhe ata e panë gjithashtu.”, shtoi reperi. /abcnews.al