“Kam lindur si djali i një piktori”, rrëfehet Buron Kaceli: Gjithë jeta ime është piktura

schedule10:01 - 26 Prill, 2024

schedule 10:01 - 26 Prill, 2024

Këtë puntatë emisioni “Pas Mesnate” ka pasur në qendër pikturën dhe artistin Buron Kaceli. Ai ka treguar se piktura është gjithë jeta e tij, madje dhe gjatë fazave të shkurtra që nuk është marrë me të, shpirtërisht ka qenë shumë i lidhur.

Kaceli ka rrëfyer se ka pasur fatin që ka lidhur si djali i një piktori dhe nuk ka pushuar së punuari për pikturën.

“Piktura për mua është gjithë jeta ime komplet. Kam lindur si djali i një artisti, piktori dhe gjithë jeta ime është piktura.

Ka pasur faza të shkurtra që e kam pasur të pamundur të pikturoja, ndonëse shpirtërisht kam qenë gjithmonë pranë pikturës. Atë periudhë që kam punuar si administratorë shteti në lidhje me pikturë, gjithmonë me kulturën. Pavarësisht se nuk kam pikturuar, kam skicuar dhe kam pasur fatin të lëvizë nëpër shumë vende, galeri dhe muze të mëdhenj të botës. Kështu që nuk kam pushuar së punuari për pikturën”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!