“Kam dhimbje”, Zef Çoba i prekur: Muzika që bëhet sot është zhurmë

schedule11:28 - 27 Tetor, 2023

schedule 11:28 - 27 Tetor, 2023

Gjatë rrëfimit të tij në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, kompozitori i njohur, Zef Çoba deklaroi se ka dhimbje për muzikën që realizohet sot.

Ai e konsideroi muzikën e kësaj kohe si një zhurmë, pasi është e krijuar me teknologji dhe tinguj të manipuluar. Sipas Çobës, është gjë tjetër të dëgjosh një mandolinë, një kitarë apo një orkestër që vjen me tinguj akustik.

“Unë jam muzikant profesionist dhe kam një dhimbje se nuk e keni idenë se sa keq i bëjnë. Janë dy gjëra, një në radhë të parë, është përmbajtja muzikore dhe poetike. Më lejoni të them dhe diçka tjetër, është dhe standardi i të dëgjuarit, ajo muzikë është zhurmë. Krejt tjetër është të dëgjosh një mandolinë, një firzamonikë, një piano, një kitarë, një violinë, një orkestër që vjen me tinguj akustik dhe krejt tjetër është një teknologji që vjen me tinguj të manipuluar, që vjen boom, boom.

Para disa vitesh, po organizoja një sërë aktivitetesh në kinema Milenium pasi u rikonstrukturua në Shkodër. Duke dal, thotë njëri: ‘Bukur, bukur, po po nuk e dëgjova frekuencën vam vam…’. I thash është muzikë për shpirtin dhe shijen estetike”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!