Atëherë luante në Francë dhe nuk ishte kaq i njohur.
Yoane Wissa, njeriu që u bë i famshëm në gjithë botën për golin ndaj Portugalisë në Botëror, në 2021 po përpiqej të ngjitej sa më shumë në karrierë, të siguronte sa më shumë të ardhura, por një ngjarje e rëndë thuajse i dha fund gjithçkaje.
Sulmuesi nga Republika Demokratike e Kongos u sulmua në qytetin francez, Lorient, aty ku edhe luante në Ligën e Parë, dhe thuajse humbi dritën e syve.
Një grua, që më pas I dënua me 18 vjet heqje lirie, I hodhi acid në sy në përpjekje për t’i rrëmbyer të bijën.
Ajo nuk ia doli, por I shkaktoi dëm të madh futbollistit që në atë kohë ishte 24 vjeç.
U detyrua t’i nënshtrohej operacionit dhe mjeku specialist I tha se kishte rrezikuar seriozisht verbimin.
Gjithsesi, vitet kaluan dhe Uisa sot është futbollist i Njukasëllit në Premier Ligën angleze, e për të u paguan jo pak, por 57.7 milionë euro.
Qershia mbi tortë ishte goli ndaj Portugalisë, në sfidën e Botërorit, që I dha Republikës Demokratike të Kongos pikën e parë në historinë e saj në kupat e botës.



