Kalush Orchestra do të nisë turin në Europë për të mbledhur fonde për Ukrainën

schedule02:54 - 18 Maj, 2022

schedule 02:54 - 18 Maj, 2022

Fituesit ukrainas të Eurovision Song Contest 2022 kanë deklaruar se do të nisin turin në Europë për të mbledhur fonde për nevojat e ushtrisë dhe fondacioneve bamirëse të Ukrainës, sipas CNN.

“Ne do të nisim turin në Europë për të mbledhur fonde për Ukrainën dhe Forcat e Armatosura. Së shpejti do të postojmë në faqen tonë në Instagram qytetin ku do të performojmë,” tha Oleg Psyuk tha gjatë një konference për shtyp në Lviv Media Center Ukraine të martën.

Sipas Psyuk, anëtarët e grupit po përpiqen që njerëzit të dëgjojnë muzikën ukrainase dhe të promovojnë kulturën e vendit. Ai shtoi se grupi do të nxjerrë në ankand kupën fituese të Eurovizionit dhe do t’i dhurojë të ardhurat për të mbështetur ushtrinë.

/abcnews.al