Kalon vetingun gjyqtari i lartë Edmond Islamaj dhe prokurori i dosjes “Tahiri”

schedule10:41 - 7 Qershor, 2018

schedule 10:41 - 7 Qershor, 2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyre gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj dhe prokurorin e Krimeve të Rënda, Dritan Prençi.  Në përfundim të kontrollit të trefishtë të pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale, trupat gjykuese përkatëse të Komisionit vlerësuan në dy gjykime të ndara se gjyqtari Islamaj dhe prokurori Prençi janë të përshtatshëm për sistemin gjyqësor. Në lidhje me pasurinë, gjyqtari Edmond Islamaj zotëronte një apartament në Durrës, dhuruar nga prindërit, 1 mijë metër2 truall në Karpen dhe dy llogari bankare me nga 5 dhe 20 mijë euro. Pasuri të shumta, të trashëguara nga familja, zotëronte edhe bashkëjetuesja e tij. Ndërsa prokurori Dritan Prençi kishte një apartament në Kashar, të blerë me kredi, një automjet me vlerë 2 mijë euro dhe 1/8 e një sipërfaqeje toke të pandarë të babait të tij në Reç të Dibrës. Prokurori Prenci është një nga prokurorët e dosjes “Tahiri”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!