Kaloi 11 vite në Paris, Verrati falenderues ndaj francezëve: Jam krenar që kam veshur fanellën e PSG-së

schedule22:36 - 13 Shtator, 2023

schedule 22:36 - 13 Shtator, 2023

Tashmë gjithçka është zyrtare, “fantazisti” italian i mesfushës, Marco Verratti do të jetë lojtari më i ri i skuadrës nga Katari, Al-Arabi, me këta të fundit që derdhën në arkat e Paris Saint-Germain plot 45 milionë euro, ndërsa lojtarit i ofruan një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 30 milionë euro.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, mesfushori italian ka bërë dhe deklaratat e para në lidhje me transferimin e tij, në Lindjen e Mesme, ku dukej tejet i lumtur dhe u shpreh se mezi pret të fillojë “aventurën” me klubin e tij të ri, teksa tha dhe disa fjalë falenderuese drejt ish-ekipit të tij, Paris Saint-Germain.

“Jam shumë krenar që kam veshur fanellën e PSG-së për më shumë se një dekadë, dhe që kam luajtur përkrah shumë futbollistëve të mëdhenj. Parisi, klubi dhe tifozët, do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Do të jem tifoz i PSG-së gjatë gjithë jetës sime”,- tha italiani. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!