Kallaku dedikim special, Vila: E dua Kupën për babanë, uroj ta kem bërë krenar

schedule23:25 - 6 Korrik, 2020

schedule 23:25 - 6 Korrik, 2020

Emiljano Vila, të shtunën në mbrëmje mori lajmin e hidhur të vdekjes së babait të tij. Mesfushori i Teutës, dy ditë më pas zbriti në fushë dhe ia doli të gëzonte së bashku me shokët e skuadrës. Në emisionin “Gol pas goli” në Supersport, ai shprehu falënderimet e tij për të gjitha mesazhet ngushëlluese.

Pse zgjodhi të luajë?  Vila shprehet kështu: “Babai im më ka qëndruar pranë që 9 vjeç. Ka qenë ai që më ka sjellë të luaj futbollit, isha iniciatori për karrierën time. Gjeta kurajën të luaja. Shpresoj ta kem kënaqur aty ku është”.

Në lidhje me ndeshjen, mesfushori shtoi: “Bëmë futboll të mirë, morëm tre pikët dhe i falënderoj të gjithë, nga trajneri Martini dhe gjithë të tjerët. Tani të ruajmë vendin e tretë e pse jo te tentojmë edhe më lart. Sa i takon kupë, këtë trofe ia kam borxh babit tim”.

“Durrësi është shtëpia ime, nga këtu jam shitur për herë të parë. Zoti më ka dhënë forcë të jap më të mirën. Falënderoj çunat për mbështetjen, jo vetëm për babanë, por që në fillim kur erdha në ekip”.

Sherif Kallaku ishte ai që foli më pas dhe shpjegoi edhe festimin ndryshe. “Ia dedikoj golin Emiljanit dhe babait të tij. E kam provuar vetë kur isha te Laçi. Vila nuk na la në baltë, erdha dhe na dha ndihmën e tij”, tha mes të tjerash fantazisti i Teutës. /abcnews.al