Kalimi i emigrantëve të paligjshëm me gomone, mediat britanike: Plani i kryeministrit në rrugën e duhur, por kërkon shumë guxim

schedule11:59 - 27 Dhjetor, 2022

schedule 11:59 - 27 Dhjetor, 2022

Emigrantët që tentojnë të hyjnë në Britani ilegalisht janë në fokusin kryesor të autoriteteve në vend.  Kryeministri Rishi Sunak është treguar i ashpër dhe më herët ka miratuar një  marrëveshje me qëllim parandalimin e kalimit të emigrantëve përmes Kanalit Anglez.

Por duket se një zgjidhje përfundimtare është ende e largët.

The Sun shkruan se një nga pengesat për të frenuar valën e gomoneve është se bandat po përdorin Gjermaninë si bazë për të kaluar. Britania mund të paralajmërojë Berlinin për problematikat që sjell emigracioni i paligjshëm, mund të bindin Francën që të shtojë masat, por shqetësimi qëndron edhe tek grupet kriminale që kalojnë nëpërmjet Gjermanisë.

Plani i veprimit i prezantuar nga kryeministri Rishi Sunak është në linjat e duhura, por se sa do të arrijë të ia dalë që ky plan të ndalojë trafikimin e emigrantëve mbetet për t’u parë.

Me një rekord prej 45,552 emigrantësh me varka ose gomone që kanë kaluar Kanalin këtë vit, shkalla e detyrës me të cilën përballet Rishi Sunak është më e frikshme se kurrë.

Kujtojmë se shqiptarët kanë qenë në qendër të vëmendjes në politikën britanike, për trafikimin e paligjshëm. Ka qenë sekretarja e brendshme britanike që i akuzuar shqiptarët si kriminelë, ndërsa ka pasur debate të forta në parlamentin britanik për të kthyer shqiptarët  në Shqipëri.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!