Kakavijë/ Iu gjetën 12 mijë euro të padeklaruara, procedohet 63-vjeçari

schedule14:00 - 24 Qershor, 2025

schedule 14:00 - 24 Qershor, 2025

Kakavijë- Një 62-vjeçar është proceduar penalisht pasi gjatë kontrollit në pikën Kufitare Kakavijë, iu gjetën 12 mijë euro.

Sipas policisë, këtë para ky shtetas nuk i kishte të deklaruara konform ligjit.

“Shtetasi- 62 vjeç, banues në fshatin Frashtan, Dropull, pasi në PKK Kakavijë, në dalje, gjatë kontrollit në çantë, iu gjetën 12 000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!