Kahreman Ylli, komunisti që duhet të respektojmë

schedule23:03 - 29 Shtator, 2018

schedule 23:03 - 29 Shtator, 2018

Emisioni i përjavshëm ABC Story nga Ferdinand Dervishi vjen këtë të shtunë me profilin e një funksionari komunist të cilin duhet ta respektojmë. Bëhet fjalë për Kahreman Yllin, ish-ambasadori i parë i Shqipërisë në Francë pas Luftës së Dytë Botërore dhe njeriu që dha kontributin e tij në Konferencën e Paqes ku u mbrojt edhe integriteti territorial i Shqipërisë.

Por Kahreman Ylli do të kujtohet edhe si diplomati që mbrojti me dinjitet interesat e Shqipërisë në gjyqin e Hagës, për incidentin e kanalit të Korfuzit dhe më tej pas kthimit në Shqipëri ky njeri do të vlerësohet për kontributin e tij sidomos në fushën e arsimit. Kahreman Ylli vërtetëohet të ketë qenë pas çdo zhvillimi të madh në arsim e shkencë. Ai ishte pas zhdukjes së analfabetizimit, pas ngritjes së rrjetit të sistemit arsimor, pas ngritjes e themelimit të Akademisë së Shkencave, pas Kongresit të Drejtshkrimit dhe pas çdo eventi të Albanologjisë.

Duhet pranuar se gjatë periudhës së errët të komunizmit shqiptar, ka patur pak njerëz që meritojnë respekt të plotë për punën dhe kontributin e tyre. Duhet pranuar se Kahereman Ylli është ndër më të spikaturit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!