Kadilli: Rama është e shkuara, sfida jonë sigurimi i një të ardhme më të mirë për rininë shqiptare

schedule12:53 - 12 Janar, 2021

schedule 12:53 - 12 Janar, 2021

Anëtar i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli i ftuar në studion e ABC këtë të martë ka folur në lidhje me fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai është shprehur se për shkak të pandemisë një fushatë e tillë do të jetë ndryshe nga vitet e kaluar, për shkak se nuk lejohen grumbullimet.

Duket se PD-ja ka nisur një strategji ndryshe që është takimi i qytetarëve nëpër shtëpia ku i pyesin në lidhje me pakënaqësitë dhe atë çfarë presin nga një forcë politike pas 25 prillit.

Ndër të tjera Kadilli ka theksuar se tashmë sfida e opozitës nuk është Rama, pasi ai i përket së shkuarës por e ardhmja e të rinjve ka rëndësi.

Opozita po bën gjënë e duhur  ajo nuk është për tu marrë dhe kundërshtuar por për të propozuar. Në muajin e fundit nëse e keni ndjekur keni vënë re një dialog të kryetarit Basha me të rinjtë që i intereson çdo individi apo prindi për të dëgjuar për ofertën e fëmijës së tij gjatë mandatit 4 vjeçar. Sa mundësi u jepet të rinjve. Ky është një komunikim efektiv.

Rama është e shkuara sfida jonë është që të ofrojmë të ardhmen e rinisë shqiptare.  Shqiptarët janë shumë të shqetësuar dhe mbi 65 % nga sondazhet e bëra në mënyrë profesionale i rezulton se janë të pakënaqur. Gjëja e parë që bie në sy në të gjithë këto komunikime  shqiptarët kërkojnë zgjidhje dhe opozita këtë gjë u ofron dhe këtyre opozita po përpiqet tu japë shpresë për një Shqipëri më të mirë. Pas 30 vitesh demokraci është e papranueshme që ne të shikojmë një kryeministër që sillet njëlloj si në diktaturë. Epoka jonë e re kërkon një propozim që të ketë në thelb reformën për ti shërbyer shqiptarëve.

Kjo që bën Rama është një lloj bullizmi përqesh, çështja e kriminalizimit thoshte ç’është kjo pastaj i doli e vërtet dhe ju dogjën një pjesë e kryebashkiakëve. Nëse vijojmë që kemi të kemi kulturën e Enver Horxhës për të përqeshur kundërshtarin nuk kemi sjellë asgjë, por nëse kemi dhe shikojmë një kundërshtar si kundërshtar atëherë po që kemi sjellë një risi. Mosha e re politike e Bashës është një alternativë avantazh, ndërsa nga e Ramës që i tillë ka qenë që në fillim. Shqiptarët mesazhin e tyre le ta japin me 25 prill me votën e tyre.

Opozita nuk i ka të gjithë mjetet e tjera por duhet të jetë më energjike.  Sa më shpejt që ne të kemi listën e kandidatëve gati, që shqiptarët janë kuriozë të dinë kë përfaqësues politik do kenë.  Dalja me dy lista është ide që maksimalizojnë mbështetjen e opozitës në elektoral. Dy lista janë më mirë se një listë e përbashkët, Fitoren nuk e sjell një listë e përbashkët, pasi ka njerëz që e kanë më të lehtë të shkojnë në një parti me prirje të majtë siç është LSI-ja siç janë dhe shumë të djathtë që e kanë problem që të shkojnë në një listë me prirje të majta,” ka thënë ai. /abcnews.al