Kadare nuk do të jetë më i vetëm, edhe të tjerë emra për Nobelin

schedule15:59 - 28 Janar, 2022

schedule 15:59 - 28 Janar, 2022

Prej vitesh ditëlindja e shkrimtarit të njohur Ismail Kadaresë kremtohet në mjediset e Akademisë së Shkencave, rrallë me prezencën e tij e më së shumti në mungesë, ashtu siç ndodhi edhe në këtë 86 vjetor. Kjo datë për 20 vite me radhë shoqërohej edhe me ripropozimin e tij për kandidimin për çmimin Nobel.

Kësaj here Akademia e Shkencave duket se ka ndryshuar strategji, propozimi do të çohet me zarf drejt Akademisë Suedeze të Nobelit, por burime për abc thonë se Shqipëria këtë vit do të përfaqësohet jo vetëm me kandidaturen e Ismail Kadaresë.

Akademia e Shkencave mbajti edhe veprimtarinë shkencore “Ismail Kadare, një disidencë letrare”   bazuar në veprën e studiuesit Jean-Paul Champseix. /abcnews.al/