“Ka vetëm një arsye që më shtyn t’ju përshëndes”, Ennio Morricone ‘kompozon’ letrën e fundit

schedule15:23 - 7 Korrik, 2020

schedule 15:23 - 7 Korrik, 2020

Përpara se të ndërronte jetë, artisti i madh Ennio Morricone ka shkruar një letër lamtumire, që u bë publike vetëm pak orë më parë. Fituesi i disa çmimeve prestigjioze njofton vdekjen e tij ndërsa kujton me mirënjohje njerëzit e tij më të dashur.

Madje ai lë dhe një amanet të fundit, një funeral privat. “Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t’ju përshëndes të gjithëve si në këtë letër dhe të bëj një funeral tërësisht privat: Nuk dua t’ju shqetësoj!”, thuhet ndër të tjera në nekrologjinë e tij.

Mjeshtri i madh u përcoll për në banesën e fundit në Laurentino në Romë, pas një ceremonie private, ku morën pjesë miqtë e tij më të afërt.

LEXO EDHE: I jepet lamtumira e fundit kompozitorit të madh italian, Ennio Morricone

Letra e plotë:

Unë, Ennio Morricone kam vdekur! Kështu dua t’ua njoftoj vdekjen time të gjithë miqve që kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe gjithashtu atyre që janë pak larg të cilët i përshëndes me shumë dashuri. E pamundur që t’i përmend të gjithë!

Por, një përshëndetje e veçantë është për Pepuccio-n dhe Roberta-n, miqtë e mi, shumë të pranishëm gjatë viteve të fundit të jetës sonë.

Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t’ju përshëndes të gjithëve si në këtë letër dhe të bëj një funeral tërësisht privat: Nuk dua t’ju shqetësoj!

Një përshëndetje e përzemërt për Ines, Laura-n, Sara-n, Enzo-n dhe Norbert-in, sepse kanë ndarë një pjesë të madhe të jetës me mua dhe familjen time.

Dua të kujtoj motrat e mia Adriana-n, Maria-n, Franca-n dhe të dashurit e tyre dhe t’u them se i dua shumë.

Një përshëndetje e madhe dhe e thellë për fëmijët e mi, Marco-n, Alessandra-n, Andrea-n, Giovanni-n, nusen e djalit Monica-n dhe nipërit e mbesat e mia Fransesca-n, Valentina-n, Francesco-n dhe Luca-n.

Shpresoj që ata ta dinë sa shumë i kam dashur!

E fundit (por jo nga rëndësia), Maria. Po e ripërtërij dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur së bashku të cilën më vjen keq ta braktis.

Asaj lamtumirën më të dhimbshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!