“Ka vajza që marrin burrë për pasurinë”, blogerja i kthehet sociologut: Nuk mund të flesh vetëm për para

schedule10:36 - 22 Shkurt, 2022

schedule 10:36 - 22 Shkurt, 2022

A na bën paraja të lumtur? Kjo është tema që është diskutuar ditën e sotme në “ABC e Mëngjesit”. Të ftuar në studio ishin sociologu Gëzim Tushi, blogerja Erida Baxha dhe trajnerja e jogës, Laura Xhaxhiu.

Ata dhanë mendimet e tyre duke deklaruar se paraja na bën të lumtur, por deri në një farë pike pasi ndjenjat nuk blihen.

“Raporti i njeriut me paranë ka një pardoks. Në shoqërinë e sotme paraja ka marr territore shumë të gjëra dhe kjo është bërë shumë e shqetësuese. Vlera e njeriut nuk shitet dhe nuk blihet me para. Pra në një farë mënyrë, shoqëria duhet të mbledhi vlerat se duhet ta ndajmë njëriu ka vlerë, nuk ka çmim. Sendet kanë çmim. Kjo shoqëri ka sjellë në jetë njeriun që nuk ka çmim”, tha sociologu.

“Unë do thoja për sa kohë lumturia është ndjenjë, ndjenjat nuk blihen me para. Por që të jesh i lumtur duhet të kesh para. Mbaj mend kur dhash një intervistë pune, më thanë çfarë do në jetë. I thash se dua të jem e lumtur, po si mund të isha e lumtur se njeriu do të arrijë diçka, për shembull të bëhet president a diçka tjetër.

Dëgjoj shumë njerëz të pasur që të thonë që paraja nuk e blen lumturinë, por ata e kanë kaluar  këtë fazë prandaj flasin”, tha Erida.

“Paraja është energji. Të ngre në mëngjes dhe të bën të hapësh kompjuterin të punosh. Është një element që na bën të ndihemi të lumtur”, tha Laura.

“Edhe te dashuria po e them në terma popullor ashtu, që i pasuri merr atë që do dhe i varfri atë që mundet”, shtoi Erida.

Ndërsa profesori theksoi: “Po marr vetëm një fakt, ti merr një burrë të pasur vetëm për pasurinë e tij, do të thotë që ty ai të ka marr si send dhe ka të drejtë të të trajtojë si të dojë dhe të ndërroj. Në qoftë se ajo vajza ka shkuar vetëm për këtë”.

Erida replikoi: “Mendoj që kur martohesh me një të pasur ti nuk ke zgjedhur vetëm pasurinë, ka edhe gjëra të tjera. Nuk mendoj se ka të ndara se nuk mund të thuash se unë do fle me këtë njëri vetëm për pasuri. Sepse ti do martohesh me të dhe ndryshe nuk funksionon”./abcnews.al