Vllaznia e rinisi kampionatin me fitore. 1-3 triumfuan kuqeblutë në Vlorë përballë Flamurtarit vendas dhe në fundjavë do të luajnë sërish jashtë. Kësaj radhe në Laç përballë bardhezinjve të Cungut, sfidë e vështirë dhe e komplikuar. Në klubin shkodran ka pasur lëvizje dhe lajmet janë të mira.
Emri i Alban Xhaferit përflitet për marrjen e drejtimit të Vllaznisë. Biznesmeni mban postin e presidentit të skuadrës së basketbollit, por dëshiron të marrë dhe ekipin e futbollit. Shkodra Sport raporton se Xhaferi është takuar ditën e djeshme me Voltana Ademin, kryebashkiaken e Shkodrës dhe presidenten e Vllaznisë.
Ky është takimi i parë zyrtar që zhvillohet me të dyve dhe mësohet se Xhaferi ka shprehur gatishmërinë e tij për të marrë drejtimin e klubit të famshëm. Ai drejton ekipin e basketbollit prej një viti e gjysmë dhe ka bërë një punë shumë të mirë në menaxhim.
Rritja e Vllaznisë është e dukshme dhe sot ka një nga skuadrat më të fortë në Shqipëri. Tifozët shpresojnë dhe besojnë që e njëjta gjë do të ndodhë edhe në skuadrën e futbollit, por më parë duhet arritur akordi që të jetë ai presidenti i ardhshëm. /abcnews.al