Ka një produkt të ri me ngrohje: Ku ndryshon lil Solid nga IQOS

schedule09:27 - 11 Gusht, 2021

schedule 09:27 - 11 Gusht, 2021

Dy vite pas prezantimit të produktit kryesor me ngrohje në botë, IQOS, prezantohet për herë të parë në Shqipëri një tjetër alternativë pa tym, lil Solid 2.0, që prezantohet nga IQOS si një alternativë më pak e kushtueshme.

Kjo pajisje ka rënë në sy për përmasat e vogla dhe peshën e lehtë: 99 gramë, ndërsa ka një kohëzgjatje përdorimi mjaft të mirë duke konsideruar përmasat: 25 përdorime me një karikim, dhe tre përdorime të njëpasnjëshme.

Duhet thënë se në thelb, lil Solid, është shumë i ngjashëm me IQOS-in e Philip Morris, pasi të dyja pajisjet funksionojnë me ngrohje, pra të dyja pajisjet nuk djegin duhan duke shmangur çlirimin e kimikateve të dëmshme që çlirohen me tymin e cigares.

Ku ndryshon lil Solid 2.0 nga IQOS?

Ndryshimi më i dukshëm janë përmasat

IQOS 3 DUOS përbëhet nga dy elementë – një karikues me peshë 103 gramë dhe një mbajtës me indikator LED dhe sinjale vibruese me peshë 22 gramë.

Nga ana tjetër, tek lil SOLID, karikuesi dhe mbajtësi kombinohen në një njësi të vetme me një buton dhe tregues LED, që peshojnë 99 gramë.

Lil Solid 2.0 shpërndan ngrohtësi përmes një gjilpëre

Të dyja janë produkte me ngrohje, që do të thotë se ngrohin deri në 350 gradë, duke mos arritur në djegie. Djegia është identifikuar të jetë shkaktari kryesor i sëmundjeve që lidhen me pirjen e cigares (cigaret digjen në 800 gradë).

Megjithatë, lil Solid 2.0 ngroh përmes një gjilpëre, e cila penetron fijen e duhanit duke e ngrohur atë nga brenda.

IQOS, nga ana tjetër, ngroh përmes një tehu.

Hapja

Për të hapur lil Solid 2.0 mjafton të zhvendosësh mbulesën e kapakut që më pas të fusësh aty fijen e duhanit.

Mbajtësja IQOS, nga ana tjetër, me t’u hequr nga karikuesi, nuk ka nevojë për hapje.

Lil Solid 2.0 është një prodhim i kompanisë koreane KT & G, e njohur për produktet pa tym. Vitin e kaluar, kompania nënshkroi një kontratë me prodhuesin e IQOS, Philip Morris International, që PMI të shpërndajë lil Solid në Azinë Qëndrore dhe në Europën Lindore.