“Ka një bashkim të opozitës”, Sula: Takimi i 43 deputetëve, një ngjarje shumë e mirë

schedule17:35 - 5 Shtator, 2023

schedule 17:35 - 5 Shtator, 2023

43 ishin të pranishëm në mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhi, këtë të martë me deputetët opozitarë, me qëllim unifikimin e qëndrimit opozitar.

I ftuar në “News Line”, deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka deklaruar se ka një bashkim të opozitës, duke e konsideruar këtë takim të 43 deputetëve një ngjarje shumë të mirë.

Ai ka theksuar se emëruesi i përbashkët i opozitarëve të Rithemelimit dhe PD-së zyrtare është keqqeverisja e mazhorancës.

“Dua të them që ka një realitet të ri, fatmirësisht nga 1 shtatori 2021 dhe unë këtë nuk e them për diçka të përfitimit personal, apo për axhendën time politike personale, si përfitues që mund të kemi në lëvizjet politike që mund të ndodhin brenda opozitës, po për ta thënë troç, qenia apo mosqenia në Partinë Demokratike mbas dy vitesh. Po e shikoj si gjë jashtëzakonisht të mirë, për frontin opozitar, demokratët dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.

Sepse nëse ne nuk do të kishim një opozitë, e cila do të ishte rojtare, le të themi, e gabimeve apo qeverisja deri diku e mazhorancës, apo më keq të korrupsionit dhe qeverisjes të keqe, unë do të thosha që është dhe faji i opozitës. Edhe kjo ndodh dhe për shkak të përçarjes dhe gabimit që kishte opozita. Në momentin që kemi një opozitë të bashkuar dhe të unifikuar, që kërkon gjërat më me qetësi brenda vetes së vetë dhe shikon që do të duhet një front i fortë opozitar përballë një qeverisje, e cila është sot kjo mazhorancë, unë them është pozitivitet. Pastaj çfarë na ndan dhe çfarë qasje kemi, emëruesin e përbashkët, këto janë për t’u parë. Unë në mendimet e mia për zotin Berisha apo për zotin Basha për pjesën që janë pranë zotit Basha nuk kam asnjë lloj mendimi. Por kemi një emërues të përbashkët që keqqeverisja e kësaj mazhorance”, u shpreh Sula./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!