Ka kërkuar largimin, mbrojtësi fut në telashe Arsenalin

schedule19:16 - 23 Shkurt, 2021

schedule 19:16 - 23 Shkurt, 2021

Hector Bellerin pas 9 vitesh te Arsenal , kërkon të largohet për të provuar një aventurë të re. Kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2023, por ai mund të ikë nga Londra që në merkaton e ardhshme.

25-vjeçari mësohet ta ketë bërë të qartë në klub dëshirën e tij, por nga ana tjetër nuk janë të gatshëm ta humbin, kur për ta zëvendësuar do të duhen shumë miliona.

Arsenali nuk është dorëzuar dhe nuk ia ka hapur derën spanjollit, por po bën maksimumin ta bindë Bellerin të firmosë një kontratë të re, të përmirësuar ndjeshëm nga ana financiare. /abcnews.al