Atletico Madrid nuk ia doli të arrinte një akord me PSG-në dhe Edinson Cavani do të qëndrojë tek ekipi francez deri në fund të sezonit. Klubi spanjoll insistoi pafund për të siguruar shërbimet e “El Matador”, të cilit i përfundon kontrata me kampionët e Francës në fund të sezonit.
32-vjeçari dëshironte kalimin tek ekipi i Simeones, por PSG nuk hoqi dorë nga kërkesa prej 30 milion eurosh, shumë që u konsiderua tepër e lartë nga drejtuesit e Atletico Madrid.
Sulmuesi uruguaian do të vijojë të jetë pjesë e PSG-së për t’u larguar me parametra zero në verë. “Mendoj se ka gjëra më të këqija në jetë se sa qëndrimi te PSG. Cavanit i duhet vetëm të rigjejë besimin te vetja dhe ritmin e duhur“, është shprehur Thomas Tuchel, trajneri i ekipit francez. /abcnews.al

