Ka ende dhimbje në këmbë, Mbappe nuk ia del për sonte ndaj Manchester Cityt

schedule17:34 - 4 Maj, 2021

schedule 17:34 - 4 Maj, 2021

Kylian Mbappe pësoi një dëmtim të lehtë në kofshë në ndeshjen e parë me Manchester Cityn në llogari të gjysmëfinaleve të Champions League dhe që prej një jave nuk është kthyer në fushë.

Ai mungoi në ndeshjen e fundjavës në Ligue 1 ndaj Lens dhe mediet franceze bëjnë me dije se ylli i sulmit nuk ia ka dalë as për sot t’ia dalë për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë.

Telefoot raporton se Mbappe ka ende dhimbje në kofshën e tij dhe nuk do të rrezikohet nga trajneri Pochettino. Gjithsesi ai pritet të në fushë gjatë ndeshjes, nëse ekipi do hasë probleme për të përmbysur humbjen 1-2 të ndeshjes së parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!