“Ka disa masa për Serbinë”, Tabaku: Shqipëria të jetë “zëri” i Kosovës. Rezoluta jonë, e përbashkët

schedule13:40 - 9 Tetor, 2023

schedule 13:40 - 9 Tetor, 2023

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një lidhje nga Strasburgu me edicionin e “Tirana Live” aty ku pritet që pasdite të diskutohet për sulmin në veri të Kosovës, për shkak të një draft/rezolute të paraqitur nga Tabaku dhe një deputet i CDU, ndër të tjera tha se frika se ndaj Kosovës do të humbi vëmendja për shkak të sulmeve në Ukrainë dhe Izrael, ekziston, por kjo situatë shërben gjithashtu ta deputetja edhe për të treguar se sa të dobta janë balancat dhe sa e rëndësishme është kjo temë për sigurinë e Rajonit.

“Po është e vërtetë , që kemi një dinamikë të re. Shumë dinamika të tjera e bëjnë çështjen e Kosovës, pak më të zbehtë. Por kjo shërben për të treguar se sa të dobëta janë balancat dhe sa e rëndësishme është t’i kthehemi dialogut dhe sa e rëndësishme është kjo temë për sigurinë e Rajonit” tha deputetja.

Në lidhje me mundsinë e propozimeve specifike për masa ndaj Serbisë, Tabaku u shpreh se në Asamblenë Parlamentare kanë filluar diskutimet dhe është është dëgjuar që ka disa masa.

Ajo shtoi se Shqipëria në këto momente duhet të jetë zëri i Kosovës dhe të bëj çmos për të rikthyer normalitetin.

Këtu në Asamblenë Parlamentare, ne ende nuk kemi filluar diskutimet. Kemi dëgjuar që ka disa masa për Serbinë. Unë them që në këtë moment Shqipëria duhet të jetë zëri i Kosovës dhe të bëjë çmos për të rikthyer normalitetin.

Ne sot do ta kërkojmë si parakusht, tregimi e gjithë provave dhe hetimin ndërkombëtar për sulmin në veri” shtoi ajo.

Sa i përket datës 12 tetor, ku në Kuvendin e Shqipërisë është parashikuar një seancë e posaçme për Kosovën, tabaku tha se është mirë që kjo çështje të mos trajtohet si një plaçkë për debat.

Tabaku theksoi se politika e Kosovës dha një mesazh shumë të mirë, ku tregoi se patjetër secili duhet të ngrihet mbi interesat e politikës së ditës.

Në fund deputetja tha se sipas saj, patjetër rezoluta e Shqipërisë për Kosovën, duhet të jetë e përbashkët.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!