“Ka bombë”, policët hapin valixhen misterioze që alarmoi portin e Durrësit: Nuk u besojnë syve

schedule11:13 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 11:13 - 1 Dhjetor, 2022

Një alarm për bombë në terminalin e trageteve në Portin e Durrësit rezultoi i rremë.

Njoftimi i policisë:

Sqarim i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një alarm për bombë në portin e Durrësit, ju bëjmë me dije se:

Në Portin e Durrësit nuk ka alarm për bombë.

Mbrëmjen e djeshme, një qytetar që udhëtonte drejt Italisë, ka harruar bagazhet në Portin e Durrësit dhe ka vijuar udhëtimin drejt Italisë. Policia, sapo ka konstatuar valixhet, ka kryer të gjitha procedurat standarde të verifikimit dhe ka rezultuar se në valixhe kishte veshmbathje, ushqime dhe sende të tjera personale të qytetarit.

Punonjësit e sigurisë kanë pikasur një çantë të zezë që brenda kishte…raki.

Në vendngjarje shkuan forcat geniere, zjarrfikëset dhe autoambulanca, por siç duket nuk ishin të nevojshme.

/abcnews.al