Ka babanë në burg, “ish”-i Italisë: Më thoni, si mbahet distanca sociale?!

schedule09:33 - 9 Prill, 2020

schedule 09:33 - 9 Prill, 2020

Pandemia prej Coronavirusit ka futur në kolaps çdo fushë të jetës anembanë botës. Italia është një nga vendet më të prekura dhe me një numër të lartë viktimash. Autoritetet udhëzojnë që njerëzit të mbajnë distanca mes tyre, të paktën 1.5 metra.

Po në burgje çfarë ndodh? A respektohet kjo distancë? Vicenzo Iaquinta ankohet për diçka të tillë, pasi babai i tij po vuan dënimin në burgun e Voghera.  “Duke e nisur me propozimin që babai im është i pafajshëm! Ky është një vizatim i planimetrisë së një qelie në burgun e Voghera. Si mbahet distanca e sigurisë?!”, shkruan i tërbuar ish-futbollisti në llogarinë e tij në “Instagram”

Iaquinta prej vitit 2015 nuk po bën një jetë të qetë, për shkak të problemeve që ka pasur me ligjin. Ish-sulmuesi i Juventus dhe Udinese u ndalua bashkë me babanë e tij, Giuseppe, i cili u dënua me 19 vite burg për shkak të lidhjeve me organizata mafioze në Kalabri.  Në shtëpinë e tyre u gjetën armë dhe dënim pati edhe për ish-sulmuesin. /abcnews.al