Ka akord në çdo detaj, Barcelona zyrtarizon afrimin e parë para Europianit

schedule17:37 - 11 Maj, 2021

schedule 17:37 - 11 Maj, 2021

Eric Garcia do të jetë blerja e parë e Barcelonës në merkaton e verës. Pas shumë negociatash me Manchester Cityn, klubi katalanas nuk arrti ta blejë në verën e shkuar mbrojtësin, por e merr tashmë falas, pa asnjë detyrim ndaj anglezëve.

Mundo Deportivo raporton se është përfunduar çdo detaj për kontratën e mbrojtësit 19-vjeçar, madje edhe koha e zyrtarizimit. Nga ajo që bëhet me dije, Garcia kërkon të qartësojë të ardhmen e tij nisjes së Kampionatit Europian.

Kështu, Barcelona do zyrtarizojë afrimin e Garcias, direkt pas finales së Champions League, që Manchester City e diskuton me Chelsean në fund të muajit. Ylli i kombëtares së Spanjës do firmosë kontratë për 5 vite me Barcelonën. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!