Juventusi pret Di Marian, vendimi përfundimtar mund të vijë nesër

schedule11:24 - 19 Qershor, 2022

schedule 11:24 - 19 Qershor, 2022

Juventusi pret përgjigjen përfundimtare të Angel di Marias, i cila me shumë gjasa do të vijë ditën e nesërme.

“Bardhezinjtë” i kanë ofruar një kontratë 1-vjeçare ish-lojtarit të PSG, me pagë 7 milionë euro në sezon, teksa pritet se cili do të jetë vendimi i argjentinasit, i cili është më pushime.

Sipas “La Gazetta dello Sport” dita e nesërme do të jetë vendimtare për të dyja palët, me “Zonjën e Vjetër” që është optimiste se lojtari do kthejë përgjigje pozitive. /f.a/abcnews.al