Antonio Rudiger do të rikthehet në Serie A, ku më parë është aktivizuar me Romën.
Mbrojtësi, kampion Europe me Chelsea sezonin e shkuar, do të largohet si lojtar i lirë nga londinezët.
Juventusi i ka bërë ofertën më të mirë dhe do të nënshkruajë për 4 vite, me 6.5 milionë euro pagë, sipas Gazzetta dello Sport.
Bayern Munich dhe Real Madrid ishin dy nga klubet që e donin gjermanin, por kanë qenë bardhezinjtë ata që e kanë bindur me ofertën e tyre. / abcnews.al