Juventusi kërkon përforcime, drejtuesit i vënë syrin lojtarit të United

schedule10:25 - 2 Tetor, 2022

schedule 10:25 - 2 Tetor, 2022

Juventusi kërkon përforcime, me drejtuesit që tashmë kanë vazhduar punën me gjetjen e lojtarëve të duhur që do të tentohen të transferohen në “Allianz Stadium” gjatë merkatos së verës.

Një ndër të preferuarit e “Zonjës së Vjetër” është edhe futbollisti i Manchester United. Bëhet fjalë për Diogo Dalot, i cili po kalon një formë fantastike me “djajtë” këtë sezon, teksa ka fituar ndjeshëm edhe besimin e Erik ten Hag.

Kontrata aktuale e mbrojtësit me United skadon në verën e vitit 2023, dhe Juventusi e shikon lojtarin si zëvendësuesin ideal të Juan Cuadrado, me këtë të fundit që pritet të largohet nga “Zonja e Vjetër”.

Bardhezinjtë janë gati të ofrojnë 25 milionë euro për Dalot, teksa pritet të shikojmë se cila do të jetë lëvizja e United për lojtarin pasi “djajtë” kanë menduar t’i ofrojnë rinovimin. /f.a/abcnews.al