Juventus sfidon Milanin për Renato Sanches

schedule13:15 - 4 Mars, 2022

schedule 13:15 - 4 Mars, 2022

Sipas “TuttoSport”, Juventus është futur në garë për të fituar shërbimet e Renato Sanches, mesfushorin portugez i cili ka deklaruar se do të largohet nga Lille në merkaton e verës.

Milan ka një periudhë të gjatë që e monitoron ish-lojtarin e Bayern Munich dhe klubi francez i Lille është në gatishmëri për ta shitur pasi në vitin 2023 mund ta humbasë me parametra zero.

Përveç dy ekipeve italiane, të vëmendshëm ndaj situatës së mesfushorit janë edhe disa klube të Premier League./ h.ll/abcnews.al