Juventus është duke synuar transferimin e Jorginho për të përforcuar mesfushën e tyre për sezonin e ardhshëm dhe janari duket se do të jetë vendimtar, duke qenë se kontrata e lojtarit me Chelsea skadon më 30 qershor.
Sipas “Sport”, Barcelona është në gjurmët e mesfushorit italian, por shfaqja e Juventusit mund të ndryshojë kartat në rtavolinë, duke pasur parasysh gjithashtu se “Zonja e Vjetër” mund të llogarisë në dekretin e rritjes dhe në këtë mënyrë të paguajë një pagë më të lartë për ish-lojtarin e Napolit.
Të dyja klubet duan të përshpejtojnë, duke llogaritur faktin se blutë nuk synojnë t’i rinovojnë kontratën e Jorginho, duke qenë se ai ka një pagë shumë të lartë, por duket e pamundur si për Juventusin ashtu edhe për Barçën, që ta marrin lojtarin në merkaton e dimrit. Gjithsesi thuhet se të dyja klubet do të tentojnë në merkaton e dimrit të bindin lojtarin dhe më pas në merkaton e verës ta transferojnë me parametra zero./ h.ll/abcnews.al