Juventus publikon fotot që na kishin munguar, Ramsey-Bonucci në stërvitje

schedule21:57 - 5 Maj, 2020

schedule 21:57 - 5 Maj, 2020

Futbolli po rikthehet dita-ditës dhe shumica e ekipeve, janë rikthyer në stërvitje, edhe pse me grupe të reduktuara. Juventusi ka mbledhur të gjithë futbollistët në Torino sot, me shumicën prej tyre që do të kalojnë një tjetër karantinim 14 ditore.

Gjithsesi, Ramsey dhe Bonuçi, futbollistë që kanë qëndruar në Itali, e kanë mbaruar izolimin e tyre dhe sot, janë stërvitur së bashku në ambientet stërvitore të bardhezinjve.

Këto foto, na kishin munguar, pasi ndërprerja e futbollit këtë sezon po bën dy muaj dhe duket se do të vonojë edhe më shumë. Me kalimin e ditëve, pritet që edhe pjesa tjetër e futbollistëve të “Zonjës” të rikthehen në fushat e blerta, për të bërë kontaktin e parë me topin./abcnews.al